Pas problemeve të fundit, Atdheu bën deklaratën që nuk pritej për Arjola Demirin

Atdhe Xharavina dhe Arjola Demiri kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh dhe do të duhej “Big Brother VIP” që të zbulohej kjo shoqëri.

Arjola ka publikuar së fundmi një foto ku shkruan “Shif çfarë femre ka bo nana”. Dhe mes shumë komenteve ai që ka marrë vëmendje ka qenë Atdheu i cili shkruan “Të ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma të mirat e mundshme për ty”. Duket se ata kanë nisur të ndiqen sërish dhe kanë zgjidhur problemet.

Pak javë më parë u tha se dyshja i ka dhënë fund miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe aktorja.


Megjithatë i pyetur në një intervistë rreth kësaj zënke të supozuar ish-konkurrenti i “Për’puthen” e mohoi kategorikisht këtë gjë. “Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother” një nga përplasjet më të mëdha të Arjola Demirit ishte ajo me Antonelën dhe për këtë përplasje ishte pikërisht Atdheu, i cili u dërgua nga produksioni brenda në shtëpi, për të dyja vajzat. Gjatë takimit të dyshes në ‘Big Brother’, Atdheu hyri për t’i dhënë mesazhin Arjolës dhe Antonelës të ulnin “gjakrat” si një mik i përbashkët i tyre.

Në kohën që aktorja e ’Portokalli’ ishte në “Big Brother” u aludua edhe për një lidhje mes të dyve gjë që u mohua nga të dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *