Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se është vrarë nga motra e saj, Amanda Pushani, 37 vjeçe. Autorja është Marsela Pushani 40 vjeçe. Dy motrat në fillim kanë bërë sherr me fjalë me njëra-tjetrën dhe më pas situata ka agravuar në përdorimin e thikës.
Shkaku i sherrit mes motrave nuk dihet ende, teksa Marsela me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe në një shkollë private u vu në pranga pas ngjarjes tragjike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 2 shtator në orën 11:40, por nuk është raportuar nga policia.