Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, duke folur në “News 24” në lidhje me pand. eminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.
“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.
Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të lu. ftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrën.uese”, tha Pipero.
Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.
“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëm. urët kro. nikë duhet të kenë shumë kujdes.
Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të prekemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të lu.ftuar Covid-19”, u shpreh Pipero