Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur sot nga foltorja e Kuvendit me tone të ashpra ndaj manifestimit që do zhvillohet në orën 17:00 nga Ilir Meta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Balla u shpreh se fill pas miratimit të Reformës në Drejtësi, u ngjiz një grup dhe aleancë e paskrupullt që kërkonte të pengonte realizimin e Reformës.
“Për fat të keq ditën që Reforma në Drejtësi u miratua në Kuvend atë ditë është ngjizuar edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh për të bërë çdo gjë që mos të realizohet Reforma në Drejtësi. Kanë qënë shumë aktiv ta pengojnë.
Bënë gjithçka mundën deri atë ditë, por bëjnë tashmë gjithçka për ta dëmtuar, edhe ‘Besëlikja’ me Republikën e re, janë sot në të njëjtin front për të penguar çdo lloj ecje përpara për të penguar ecjen para të reformës në drejtësi dhe rrugën evropiane. Çdo protestë nuk do arrijë të pengojë këtë rrugë të historisë.
Për këtë të jenë të sigurtë edhe ndonjë ‘leifen’ që vjen këtu e flet si zëdhënës i manifestimit edhe as shtangist e boksier, madje edhe gjyshja e mikut tim Bes Kallakut nuk e di çfarë është reforma në drejtësi e si mund të cohet përpara. Është një reformë që është udhërrëfyesi ynë kryesor deri në ditën e BE.
Kush mendon se kjo ditë është e largët më besoni e ka shumë gabim. Në këtë ditë të rëndësishme nga ana e komisionit europian të njëjtët proeuropianë që janë kundër reformës në drejtësi përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit. Kjo është shprehje e gjendjes së rëndë psikologjike që e kemi paralajmëruar 4 vite më parë, e kemi thënë se sa më shumë afrohen institucionet e reja të drejtësië, aq më keq është.
Presidenti e ka humbur të drejten e njeriut për të përfaquesuar uniten kombëtar, e ktheu Presidencin në seli të opozitës, tani po e legalizon këtë shkelje. Ai është një prej 4 drejtuesve të opozitës por kurrsesi President i Republikës.”-u shpreh Balla.