Shkodra ka percjelle sot kolosin e humorit Gëzim Kruja. Në orën 12:00, kortezhi përshkuar rrugën që ai bënte çdo ditë me shokun e tij të pandarë biçikletën, duke u ndalur edhe para Teatrit Migjeni, në pallatin artit dhe të kulturës.
Edhe pse ishte paralajmëruar që të mos kishte pjesëmarrje, nuk kanë qenë të paktë qytetarët e Shkodrës që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, si një shenje falenderimi për buzëqeshjet që u ka dhuruar me humorin e tij.
Teksa trupi i tij i pajetë po linte shtëpi ku u rrit dhe jetoi, pati edhe duartrokitje, ndonëse në sfond më shumë se ato, u dëgjuan më shumë të qarat e të afërmve që po përcillnin Gëzim Krujën.