Pritet qe dita e sotme te jete me shi dhe era te jete e forte dhe kjo ka bere qe te te shkulen dhe shtyllat e tensionit.Kjo ka bere te nderpritet dhe energjia elektrike ne zonen e Bazes.
Punonjësit e OSHE-së ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur ripariminne defektit.
Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat.
Ndërkohë që situata meterologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu të dendur.