“Familja Lala humbën jetët për mungesën e dy fadromave për të mbajtur soletën!”- kjo ishte tema që nxiti debat shumë të ashpër në emision mes Kryemadhit dhe moderatores Eni Vasili dhe Alban Dudushit.
“Si është kjo që fadromat mbajnë soletën?”- ndërhyri Dudushi duke mos pranuar që fadromat mund të mbajnë soletën.
Më pas Kryemadhi nuk u përmbajt ndaj gazetarëve, Dudushit dhe Vasilit, për mënyrën sesi mediat kombëtare kanë transmetuar situatën pas tërmetit.
Sipas Kryemadhit, në këtë emision i bëhet vazhdimisht reklamë Edi Ramës, madje ka guxuar që të thotë live se “televizioni i ka bërë qokë kryeministrit, dhe se po i shërbejnë propagandës së tij”.
Kryemadhi: Keni 16 ditë që bëni propagandë për Edi Ramën sesi i bën qokat. Nëse flasim sesa bukur dorëzon celsat, nuk dua të flas për këtë. Ça shkolle ke mbaruar ti Alban?
Dudushi: Të dy jemi jashtë asaj shkolle. Dy fadroma mund ta mbajnë një gjë që bie?!
Kryemadhi: Po mbajnë soletën, mos të shembet. Keni 16 ditë që bëni propagandë për Edi Ramën. Sa e ndershme je ti me emisionet e tua Eni?
Eni Vasili: Unë ju jam lutur, çlidhje ka Edi Rama. Kur ju nuk vini. Nuk keni ardhur për këto 16 ditë.
Kryemadhi: E luaj lojën aty ku është për ta luajtur. Nuk je e ndershme me emisionet e tua!
Dudushi: Televizioni është futur në kamera në çdo vend dhe nuk ka vajtur pas Edi Ramës.
Kryemadhi: Nëse ju djeg hajde flasim. I ke bërë qokë Edi Ramës ti Dudush. Të mjafton takimi që bëre me studentët vjet. Ajo është qoka që i bërë Ramës.
Kryemadhi: A e ke ERTV live
Vasili: Kam Top Channel live, televizioni është futur me kamera në çdo shtëpi që po bie, Anila Hoxha ka qenë live duke rrezikuar edhe jetën
Kryemadhi: Nuk po flas as për Anila Hoxhën e për asnjë tjetër. A keni bërë jë kronikë lajmesh për mungesën e planit sanitar?
Vasili: Çdo gjë e kemi bërë, ore kemi qenë live
Kryemadhi: Po është tjetër gjë live. Mos u merrni ku ishte Kryemadhi
Dudushi: Ku ishe?
Kryemadhi: Kam qenë në tërren, kam bërë atë që se ke bërë ti kurrë. Kur të mbarojmë emisionin do të tregoj unë se ku të shkosh të shkosh te ato familje që janë zhdukur, ata që nuk duan as varre. Janë tallur me varret e njerëzve. Vetëm në Shqipëri kam parë një kryeministër që mban një xhup me “Macron” këtu dhe tallet me viktimën dhe me vakinë e shqiptarëve.
Dudushi: Mos u nxeh..
Kryemadhi: Atëherë ti mos u nxeh me mua se ku isha unë. Ruaj qetësinë kur unë shaj kryeministrin. Më thuaj kë inxhinier ndërtimi ke patur në studio me licencë?