Për Drejtoreshën e “Institutit të Shëndetit Publik”, Albana Fico, të gjitha dyshimet për testimet në Shqipëri apo për shifrat e përditësuara janë teori konspirative. Ajo ka zbuluar se prej kohësh nuk shkon në shtëpi para orës 1:30 të natës teksa shton se ISHP është e hapur 24 orë.
Na thoni çfarë kemi bërë ne që të dyshoni ju. E para e punës, mënyra sesi ne punojmë është transparente. Të gjitha rekordet që kur është shpallur pandemia janë në ISHP. Ka pasur skepticizëm edhe për testimet. Nëse dikush ka një shqetësim të tillë, mos e mbani për vete, por pyesni, kërkoni një përgjigje. Nëse jeni të pakënaqur do iu vendosim në dispozicion.
Në këtë jemi të gjithë bashkë. Përgjegjësia jonë është të mos merremi me teori konspirative. Jemi 24 orë në punë. Kam ditë që nuk iki ne shtepi para orës 1 e gjysmë të natës, tha Fico, e ftuar në rubrikën Opinion në News24