Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka publikuar në rrjetin social Facebook një screenshoot ku sipas tij janë SMS që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dërgonte drejt televizionit Agon Channel.
Arben Malaj shkruan: “Miremengjesi, vetem ne 6 ditet e para 2020 rezidentet e rruges “Faik Konica” jane gjobitur 2 deri ne 4 here nga bashkia e Tiranes vetem se bashkia e do rrugen bosh per betonieret e privateve. Veliaj ky shites fiqesh dhe qe bene dasmen ne kala, Mazniku qe fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogance dhe babezi. Veliaj me papergjegjshmerine dhe arrogancen e tij ministrore me disa sms si kjo, po u rendon taksa-paguesve te varfer shqiptare nje gjobe 110 milion euro. Kur do ndalet me ligj ku keq qeverises I pa ditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptaret nga arroganca e tigrave prej letre. Dite te mbare! Arbeni”.
Ndërkohë në mesazhe Veliaj kërcënonte stafin e Agon Channel se do të bëhen armiq me gjithë qeverinë.
Në këtë mesazh Veliaj shkruan:
“Shoh grupin e xhirimit të Agonit në Gjirokastër. Se kuptoj pse po ma bëni këtë. Mendova se e latë marrinë me herën e fundit. Nuk e dua. Jam absolut te kjo. Po më bëni armik me zor. Thuaji atij që do bëjë armik gjithë qeverinë pa shkak. Është private dreqi ta hajë, respektojeni se po më del nga hundët ky muhabet me ju.”