Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, për të inspektuar nga afër punimet për rikonstruktimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama kërkoi sot që të gjendeshin punëtorë për rindërtimin. Ai kërkoi që të futeshin në punë punëtorët e bashkisë dhe t’u dyfishohej rroga, pasi nuk po gjenin punëtorë.
Pasi doli nga pallati që po riparohej, Rama ka dalë në rrugë ku ka debatuar me disa të rinj që ishin në kafe.
Rama: Po këta, ja urdhëro, s’ka punë dhe rrinë
Një nga shoqëruesit: Kafet janë plot
Debati mes tyre
Rama: Hë mo cuna, mirë e?
Djemtë: Mirë mo Edi, mirë
Rama: S’keni punë e?
Djemtë: Po pa punë
Rama: Po hajt pra puno këtu, (i tregon pallatet që po riparohen)
Njëri nga djemtë: Ca në ndërtim?
Rama: Po ca do ti të punosh, do të punosh doganier?
Djali: Po kam mbaruar shkollën unë
Rama: A ke mbaruar shkollën ti, jurist.