Pas pakënaqësisë që shkaktoi në Ballkan, për JO-në e hapjens së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, presidenti Macron ka zemëruar edhe bullgarët që janë pjesë e familjes evropiane.
Ne deklaratën e tij, Macron u vu në qendër të lajmeve në mediat bullgare duke u shoqëruar me reagime edhe nga politika.
“Asnjë s’i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar”, është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes bullgar
Në deklaratën e tij presidenti francez kishte thënë se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë.
“Më mirë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, citohet presidenti francez.
Presidenti francez akuzohet se po bën politikë me këtë intervistë duke u bërë gati për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen.