Disa zona ne Italine e veriut jane ne izolim nga pjesa tjeter e vendit dhe aty as mund te hyhet , as mund te dilet. Italia eshte kthyer ne vendin e trete me me shume te prekur ne bote.
Ndalohet hyrja dhe largimi nga zonat “vatër” të virusit, të cilat administrohen nga policia, nëse është e nevojshme edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin rregullat.Asnjeher nuk kishte ndodhur dicka e till me pare.
Në vetëm pak ditë, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 219 raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 160 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme.
Brenda 48 orë mbyllet cdo gje Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar si kurre me pare, me shkolla, kinema, pishina etj., të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.Dhe kjo eshte rruga me e mire per ti shpetuar.
Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.