Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur sot qytetin e Salt Lake në Utah të Amerikës. Lëkundja e fortë solli shkëputje të energjisë në shumë shtëpi dhe biznese të vendit.
Epiqendra ishte jugperëndimi i qytetit Salt Lake dhe tërmeti u ndje nga 2.76 milionë banorë, raporton Anketa Gjeologjike e Sh.B.A.
Disa banorë vrapuan të dilnin nga shtëpitë e tyre ndërsa ndienin ndërtesat që lëkundeshin nga tërmeti që zgjati 15-20 sekonda.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, por 55 mijë shtëpi dhe biznese pësuan shkëputje të energjisë, defekt që nuk dihet nëse është rregulluar.
Kjo ishte lëkundja më e fortë e shtetit të Utah që prej vitit 1992, raportoi Menaxhimi i Emergjencave të Shtetit.