Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën e Novarës. Një shqiptar 62-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej rreth pesë metrash teksa po punonte në varrezat e Castelletto Ticino.
Pas ngjarjes, punëtori u nis për në spital, por ndërroi jetë atje për shkak të plagëve të marra.
Burri ndodhej në një shkallë, duke punuar, kur për një moment, për arsye ende të paqarta është rrëzuar nga lartësia. Hetimet për rastin në fjalë po vijojnë, teksa kjo është vdekja e dytë në punë në Piemonte që nga fillimi i vitit. I ndjeri punonte për një kompani në zonën e Novarës, e cila menaxhon shërbimet e varrezave.