“Nuk mund të kesh deklaruar të ardhura të ulëta dhe të bësh jetë luksoze”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi nisma ligjore lidhur me këtë fenomen, ndërsa shtoi se edhe në Këshillin Kombëtar kishte mbështetje për sa i përket hetimit të evazionit fiskal.
Sipas Ramës për mbështetja për forcimin e masave anti evazion ishte mbi 60%. Këtë mbështetja Rama tha se do ta kthejë në masa ligjore pasi sipas tij: “Nuk mund të deklarosh të ardhura kaq. Dhe të shikosh e të kesh shtëpia e makina që nuk mund të bëhen kurrë me ato të ardhura. Edhe në këshillin kombëtar për evazionin fiskal ishte i lartë. Do e kthejmë në masa ligjore”