Edhe pse me heret kryeministri Edi Rama ishte shprehur se në këtë përballje jemi të vetëm, duket se në tunel ‘shfaqet’ pak dritë.
Kryeministri Rama ka treguar mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’ se Turqia do të ofrojë ndihmën e saj për nevojat që do të ketë vendi unë sa i takon situatës aktuale. Ai theksoi se pasi ka folur me presidentin Erdogan, ka marrë mbështetjen e garantuar nga ky i fundit.
“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të për mbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë”, pohoi kryeministri.