Prej disa kohësh qarkullon në mediat online lajmi i largimit të regjisorit të njohur, Altin Basha nga ‘Potokallia’.
Sipas dosja.al, Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel është larguar përfùndimisht nga spektakli.
Mësohet se Basha ka dhënë dorëhéqjen pasi kupola e televizioni i ka héqur shumë ‘kompétenca’.
Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhýrje dhe ka dhënë dorëhéqjen përfundimisht.
Ai ka vendosur të respektojë kontratën, duke qëndruar në punë edhe tre muaj të tjerë, në mënyrë që në dhjetor të këtij viti, të shkëputet përfùndimisht nga Top-Channel.
Ndërkohë mësohet se aktori i humorit Florian Binaj, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në spektakël, do të mbàjë një peshë me rëndësi dhe mund t’i besohet (ose i është besuar) gjysmë-drejtimi i ‘Portokallisë’. Emri i tij ende nuk është konfirmuar.
Pas kësaj dorëhéqjeje, Dosja.al ka mësuar se ‘të pakënaqurit’ e Bashës, kanë nisur të negociojnë rikthímin e tyre në “Portokalli”.