Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka postuar një ditë më parë një video në “Instagram”, ku reagon në lidhje me njerëzit që e kanë kritikuar se po mbledh para për prindërit e 8-vjeçarit, Mateo, i cili u vra pak ditë më parë nga Klodian Çalamani.
Në videon në fjalë, Roza u drejtohet: “Ça na çani kokën duke na bërë moralista, po kush do lek, po familja humbi djalin. Nga e dini ju se si i kanë hallet ata. Unë isha te shtëpia e tyre, nga e dini ju si janë? Nga e dini ju se familja nuk ka nevojë për lek për gjykatat, avokatin? Për mermerin e varrit të çunit, nga e dini se nuk ka nevojë për lekët? Ka njerëz që kanë çuar lek me zemër për t’i qëndruar pranë familjes. Unë e pashë me sytë e mi gjendjen e tyre. Atyre nuk u kthehet më fëmija i tyre, engjëlli i tyre, por ata kanë një qëllim, ata duhet të vazhdojnë. Dhe qëllimet e tyre kanë shpenzime”, shprehet Roza Lati shumë e nevrikosur.
Më pas, moderatorja e njohur ka publikuar edhe disa mesazhe mjaft tronditëse që ka shkëmbyer me hallën e Mateos. Ajo i ka shkruar Rozës se ata kanë hetuar në mënyrë private dhe e kanë parë me sytë e tyre .
Kur Roza Lati e pyet nëse duhet ta përmend telin në gojë, ajo i shkruan: “Po, të gjitha. Të alarmohet e gjithë Shqipëria. Se nuk është shaka, nuk mundet të mbrohet familja duke mbajtur të fshehur të vërtetën se gjoja na lëndojnë. Ne e pamë me sy tanë trupin. E dimë ne dhe shpirti ynë dhe Zoti se ça kemi parë masakar. Institucionet duhet të sillnin masa nga ana psikologjike. Edhe askush nuk u indinjua”.
Halla shton se drama po shtohet me personin tjetër në dyshim dhe që do i shkojnë deri në fund, me apo pa ndihmën e askujt. Halla gjithashtu thekson se te familja e Mateos nuk ka shkuar asnjë uniformë policie që t’i pyesë dhe të hetojë dhe se instancat përgjegjëse nuk kanë marrë masa paraprake, ndonëse ndaj Çalamanit ishin bërë shtatë denoncime.