Një aks ident ajror ka ndodhur ditën e sotme, ku një avion me 100 njerëz në bord në Kazakistan është përplasur pak pas ngritjes në afërsi të aeroportit Almaty.
Ngjarja e rën dë ka ndodhur rreth orës 07:22, me orën lokale. Zyrtarë të aeroportit shprehen se avioni “Bek Air” humbi lartësinë duke goditur një pengesë betoni dhe më pas u rrëzua mbi një ndërtesë dykatëshe.
Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se avioni me 95 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord kishte si destinacion kryeqytetin e vendit, Nursultan.
Mësohet se, deri më tani ka arritur në 15 bilanci i vik timave, ndërsa 66 persona janë transportuar drejt spitalit.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.