Aktori turk Taner Olmez, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive” po përgatitet të bëhet baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Ece Çeşmioğlu, thuhet se është shtatzënë dhe dyshimet i ka ngritur pikërisht një foto e aktores, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë në muajin qershor. Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz.