Një burrë në qytetin jugor të Kinës, Zunyi, ka bërë aksident me makinë duke rënë në lumë së bashku me mjetin.
Zhang sapo kishte marrë patentën për drejtimin e mjetit por duket se nuk është treguar i kujdesshëm dhe në momentin që ishte duke drejtuar makinën si një shofer i ri, ka tentuar të lexojë mesazhet në celular.
Është ky çasti kur burri ka humbur drejtimin e timonit duke përfunduar në lumë bashkë me makinën e tij.
Për fat të mirë ai nuk ka pësuar asgjë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore përveçse ka dëmtuar makinën e tij akull të re.
Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga momenti kur Zhang ishte bërë me patentë por që si duket u nxitua pak më shumë nga sa duhej me drejtimin e mjetit duke thyer menjëherë një nga rregullat e qarkullimit rrugor i cili nuk lejon përdorimin e telefonit në timon.
E bukura e gjithë kësaj është se Zhang po tentonte të lexonte mesazhe urimi që vinin në celular nga miqtë e tij.
Ata e uronin për patentën…