Ditën e marte drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield në Amerike, ka thënë se një valë e dytë e rezikshme nga koronavirusi do të kthehet në dimër.
Ai u shpreh se vala e dytë mund të rezultojë më e fuqishme se e para.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë se ai që sapo kaluam. Ne do të kemi në të njëjtën kohë epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit,” tha Redfield për ‘The Washington Post’.
Redfield shtoi se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është duke biseduar me zyrtarë lidhur me mundësinë e regjistrimit dhe trajnimin e vullnetarëve, me qëllim që të krijohet një forcë e re pune që do ta luftonte koronavirusin.