Shtatë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shkolle në Nairobi të Kenias, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të dëmtuar nën rrënoja.
Në vendin e ngjarjes pas shembjes së kësaj të hëne mbërritën shumë prindër të shokuar.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e shembjes, ndërkohë që godina pak ditë kishte që ishte hapur.
Ndërtesa ishte rindërtuar pjesërisht teksa i ishte shtuar kati i dytë, ndërkohë që shembja ndodhi pak pasi nxënësit kishin hyrë në klasë mëngjesin e kësaj të hëne.
Bëhet fjalë për shkollën Precious Talent Academy në Dagoretti.