Ditën e sotme është shënuar edhe humbja e parë e jetes nga koronavirusi, ndërsa raportohet se në Spitalin e Infektivit është identifikuar një tjetër person i prekur me virus.
Gazetari Junxhin Mustafaraj tha për abcnews.al se pak minuta më parë është paraqitur një tjetër rast. Nga distanca mund të dallojmë se fillimisht është shoqëruar nga mjekët. Është dashur rreth 10 min për të përgatitur një tjetër dhomë ku zonja do të marrë analizat.
Pas 10 minutash qëndrimi në ambulancë zonja është shoqëruar në Spitalin Efektiv. Ka një ndarje midis pacientëve të konfirmuar me virusin. Janë persona që kanë simptoma të theksuara, që do ti nënshtohen analizave dhe nëse konfirmohen do të kalojnë një kat më lart.
Gjithashtu ai theksoi se janë nën mbikëqyrjen e mjekëve për tu trajtuar me të gjitha medikamentet.
Për momentin prej më shumë 10 minutash zonja gjendet në spital. Mësohet se nuk ka qenë e shoqëruar me familjarë, por ka mbërritur me ambulacë.