Këto pamje me siguri na sjellin në kujtesë veprimin në Sarandë te Mihal Kokëdhimes me turistët spanjollë.
Këtë herë, rasti vjen mes një efektivi policie dhe një drejtuesi mjeti teksa ky i fundit nuk ka pranuar të ndalonte pas sinjalit nga autoriteti.
Kjo e ka detyruar efektivin ti bllokojë rrugën por as në këtë formë drejtuesi nuk është bindur dhe në këto rrethana polici është hedhur mbi kofanon e makinës dhe ndërsa mjeti ka vijuar lëvizjen, skena ka zgjatur për jo pak, por për plot 2 km.
Ngjarja ndodhi në Indi ndërsa mediat raportojnë se shoferi ishte përfshirë në një aksident. Siç shikohet edhe në videon e publikuar në internet, polici i kërkon të ndalojë, por shoferi vazhdon të ngasë makinën.