Kryefjala e ditës prej muajsh tanimë është koronavirusi i cili ka prekur një numër të madh shetetsh në mbarë botën.
Disa shkencëtarë nga Universiteti Aalto, në Finlandë, krijuan një video e cila ilustron si mund të përhapet koronavirusi në një supermarket.
Në video duket se spërkalat e një personi që teshtin ose kollitet (nëse nuk është pajisur me maskë) qëndrojnë në ajër dhe mund të transmetohen me lehtësi tek një tjetër person që nuk ka dijeni se dikush është kollitur më herët.
Një person që është i infektuar me koronavirus, mund të kollitet dhe të largohet, por të lërë pas spërkla ekstremisht të vogla të cilat e mbartin virusin. Këto spërkla mund të përfundojnë në sistemin respirator të personave që gjenden aty pranë.
Kështu ka deklaruar, Ville Vuorinen, asistent profesor në Universitetin Aalto.
Çdo mjedis i jashtëm përbën rrezik dhe mund të jetë shkak për infektim me koronavirus ndaj edhe shkencëtarët sugjerojnë të qëndorjmë sa më shumë që është e mundur në shtëpi dhe të dalim rrallë edhe për të shkuar në dyqan e supermarket pasi edhe këtro vende janë me risk të madh infektimi.