Të dielën u zhvillua Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arilena Ara, me këngën “Shaj”, e cila do të na përfaqësojë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Holandë.
Ashtu si në vitet e tjera, edhe gjatë këtij viti, ky festival u shoqërua me polemika të shumta, pasi u shpall fituese Arilena, pasi të shumtë ishin ata që dolën në krah të këngëtares Elvana Gjata, duke u shprehur se ajo duhej ta fitonte Festivalin e Këngës.
Ndërkohë një qytetare ka dëguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet Elvana Gjata teksa po hipën në automjetin e saj.
Aty ndodhej edhe një vogëlushe, fanse e këngëtares, e cila po e priste për t’i dhuruar një tufë me lule dhe disa postera.
Mirëpo, këngëtarja Gjata e ka injoruar fansen e saj, duke hipur në automjet, ndonëse vogëlushja e ndoqi nga pas.
Siç shihet dhe në video, kjo bëri që vajza e vogël të preket e të qante.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Ne kete video duket qarte sjellja e turpshme e elvanes , kjo fansja i ka shkuar me lule e postera ndersa elvana e ka injoruar ,goca e ka ndjekur mbrapa edhe ajo ka hypur makine pa e vrare koken,goca ka ndjenjur tek dera e xhamit e ajo as se ka rruajtur per te ,e vajza pastaj ka qare edhe familja goces ka thene sa e keqe elvana ,,shume turpppp kjo eshte elvana jasht kamerave ,te rrofshin paret kur nuk je njeri ,femijet skane faj ,Keto qe i lendojne edhe demoralizojne kane faj,,jo po qe u perlot ne rtsh gjitha rrena jane turp tketee si reagon familja ksaj te isha une makinen do ja digjia