Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka përfunduar në polici, pasi drejtote mjetin në gjendje të de hur.
Gjoka është ndaluar nga një partullë e policisë, të cilët i kanë kërkuar të kryejë testin e alk oolit. Testi ka rezultuar në nivele më të larta nga çfarë është e lejuar.
Kanë qenë efektivat e Komisariatit Nr.1 ata që e kanë ndaluar këngëtarin dhe më pas e kanë shoqëruar në polici.
Policia e Shtetit bën me dije se këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është ndaluar nga patrulla mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:15 minuta, në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar një mjet tip “Chevrolet”.
Sipas njoftimit, Aleksandër Gjoka është testuar nga shërbimet e Policisë Rrugore me aparatin “Drager” për të verifikuar nëse ishte i deh ur apo jo, dhe ka rezultuar se këngëtari ka qenë mbi normat e lejuara. 60 vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alk oolit, në masën 0,66 mg/l.
“Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se shtetasi A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte mjetin në gjendje të de hur në masën 0.66 mg/l”, thuhet në njoftim, ndërsa materialet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.