Është zbuluar në Lozanë të Zvicrës, molekula që mposht koronavirusin! Zbulimi është bërë në poliklinikën federale të Lozanës, nga një grup shkencëtarësh italian.
Më konkretisht bëhet fjalë për një molekulë e cila vret çdo lloj virusi.
Studiuesit modifikuan molekulat e sheqerit, në mënyrë të tillë që ti bënin të afta edhe me anë të një kontakti të thjeshtë që të shkatërronin çdo lloj virusi, pa shkaktuar probleme për njeriun.
Bëhet fjalë për një zbulim revolucionar, i cili mund të trajtojë të gjitha sëmundjet infektive, përfshirë edhe koronavirusin, i cili muajve të fundit ka prekur me mijëra njerëz, duke marrë me mijëra jetë.
Dallimi kryesor me antiviralët që janë aktualisht në shitje, është se ata e dobësojnë virusin, pa e shkatërruar të gjithin, duke bërë që në të ardhmen të bëhen rezistrnt ndaj trajtimeve të tilla.
Ekipi i shkencëtarëve të Lozanës, arrtiti që të përdorë derivate natyral të glukozës, të cilët tërheqin virusin me vete për ta bërë inaktiv në mënyrë të pakthyeshme.
Kjo molekulë pritet të përdoret për zhvillim farmaceutik, për të kuruar sëmundje infektive dhe jo vetëm koronavirusin.