Përhapja me shpejtësi në Itali e korona virusit është shqetesuese. Në shtetin fqinj jetojnë edhe mijëra shqiptarë, por deri më tani nuk raportohen të prekur nga virusi vdjekjeprurës.
Abc News ka arritur të kontaktojë përmes telefonit me konsullen shqiptare në Milano, Anila Pojani mbi gjendjen në Itali.
Ajo tha se shifrat e të prekurve ndryshojnë vazhdimisht por konfirmoi se fatmirësisht asnjë prej shtetasve shqiptarë atje nuk është prekur.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritet lokale. Na kanë konfirmuar se deri më tani nuk ka qytetarë shqiptarë të prekur”, ka thënë ajo.