Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 babai i të resë tha se nuk kishte folur me dhëndrin, pasi i kishin bërë block në Facebook.
I keni parë videot?
Mi kanë thënë, më kanë telefonuar nga Anglia, Greqia. Më thanë na fëlliqe fisin. Unë nuk mund ti shoh.
Videot e dhunës ku janë?
Nëpër telefona.
Kush filmonte atë natë?
Kunati I vajzës, kanë qenë edhe çuna të tjerë aty.
Pse nuk shfaqen videot kur e kanë ?
Nuk e di në çfarë momenti e kanë filmuar.
Kush I ka shpërndarë videot?
Djali, vjehrra, familjarët.
Ke folur me burrin e vajzës?
Jo, në atë moment më bënë block në Facebook. Kemi shkëputur gjithçka. Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. I shkëputën marrëdhëniet.