Unë jam një ekspert pastrimi dhe kjo është mënyra se si ta pastroni divanin tuaj me katër hapa të thjeshtë – dhe do të mbajë një aromë të mrekullueshme
Një eksperte PASTRIMI ka zbuluar se si mund ta pastroni thellë divanin tuaj dhe të siguroheni që ai të ketë erë më të freskët se kurrë me vetëm katër hapa të thjeshtë.
Në profilin e saj, Carolina shpjegon se gjithçka që ju nevojitet është pak ujë të ngrohtë, sodë buke, një leckë e lagur, një fshesë me korent dhe pak spraj me alkool.
Së pari, spërkate divanin me ujë të ngrohtë duke përdorur një shishe me sperkatje. Pasi divani është pak i lagur, është koha ta “spërkasim [atë] me sodë buke”.
Pasi të jetë tharë plotësisht, është koha të përdorni fshesën me korent për të thithur pluhurin e tepërt dhe për t’u siguruar që të jetë hequr e gjitha.
Hapi i fundit i procesit të thjeshtë është të “përdorni alkool për fërkim për të përfunduar” duke e spërkatur atë direkt në divan.
Më pas Carolina premton se do të jetë pa njolla dhe do të ketë erë të freskët dhe fantastike – dhe fansat e saj sigurisht që pajtohen me këtë metodë.
Videoja ka grumbulluar tashmë mbi 3500 pëlqime, me shumë fansa të pastrimit duke etiketuar miqtë e tyre.