Si të bëni një kek të thjeshtë me kos

I butë dhe i lehtë, ideal për vaktin e parë të ditës ose pasdreke, për t’u shijuar pa asgjë ose ndonjë shoqërues të mirë si kafeja për shembull.

Butësia dhe shija e tij për shkak të kosit e bëjnë perfekt dhe për fëmijët, ndërsa përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Përbërësit

250 gr miell

320 gr kos

180 gr sheqer

150 gr gjalpë

80 gr niseshte

Lëkura e grirë e një limoni

Një majë gishtërinjsh kripë

4 vezë

Një bustinë sodë për pjekjeSi ta përgatisni

Punoni gjalpin së bashku me sheqerin, më mirë rrahëse elektrike, për të marrë një masë të butë dhe si shkumë. Shtoni një nga një vezët, duke i punuar me një lugë brumi duke u siguruar që çdo vezë do të rrihet mirë para se të shtoni tjetrën.

Në këtë pikë shtoni kosin, kripën dhe lëkurën e grirë të një limoni. Përziejini mirë sërish të gjithë përbërësit. Në një tas mënjanë përzieni niseshtenë me miell dhe sodën për pjekje.

Përziejini të dy masat dhe sigurohuni që të merrni masë homogjene. Lyeni me gjalpë një tavë, hidhni pak miell dhe hidheni përzierjen. Nivelojeni me një spatula dhe piqeni për 50 minuta në 180°. Lëreni të ftohet para se ta servirni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *