Kemi gjetur një mënyrë super të thjeshtë për të mbajtur larg mizat e bezdisshme e të hyjnë në shtëpinë tuaj; Gjithçka që ju nevojitet janë vec disa qindarka
Geordie Alchemist shkoi në faqen e tij mbi një video: “Nëse ju kanë bezdisur mizat që vijnë në shtëpinë tuaj, Atëherë provoni këtë truk “. Gjithçka që ju nevojitet është një qese ushqimesh dhe disa qindarka
Më pas ai u pa duke vendosur disa monedha brenda një qeseje ushqimesh, të cilën e kishte mbushur me ujë. Pastaj përdori disa kunja për të ngjitur në xhamin pranë dritares së tij.
“Gati për të shkuar”, përfundoi ai me një emoji me gishtin lart.
Ai u përgëzua shumë për trukun të cilin të tjerët e kishin provuar se funksionon vërtet.
“Unë e bëj këtë çdo vit për të ndaluar mizat të shkojnë në ushqimin e maceve dhe me të vërtetë funksionon. Kam lexuar se ata mendojnë se është një fole grerëzash, kështu që qëndrojnë larg”
Ndërsa një tjetër pyeti : “Unë nuk e kuptoj se si kjo do të ndalojë mizat, jam i hutuar,”.
Por përgjigja e George e ka habitur “Me sa duket është reflektimi nga dielli dhe uji në çantë që pengon dhe me sa duket i mashtron mizat që të mendojnë se është një fole grerëzash.”
“E pashë këtë truk në të gjithë Azinë 20 vjet më parë, dhe atje funksiononte mirë”, shtoi një person tjetër.