Pervec gjobave për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë oraret, Kryeministri Edi Rama paralajmëron dhe burgosjen e tyre.
Në një komunikim të sotëm online, ai tha se nëse do të ketë lehtësim të masave do të bëhet me pikatore, madje paralajmëroi burgosje të shkelësve.
“Nëse do të lehtësojmë pak, do të jemi më të rrezikuar nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe respektojnë duke u kthyer një b ombë me sahat. Nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.
Duke lehtësuar fashën e orareve apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe se kanë të mundur të lëvizin me automjetin e tyre privat duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do të shkelin hapësirën e lejuar të lirisë.
Do të shkojmë deri në heqje lirie për dikë që nëse merr një automjet për të shkuar në punë, e përdor automjetin e tij pivat për të transportuar njerëz të tjerë, kjo është në diskutim intensiv për shtabin tonë”, u shpreh Rama.