Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit.
Kësisoj, numri total i personave qe humben jeten shkon në 33,340.
Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se një ulje të ndjeshme ka pësuar numri i rasteve të reja. Në harkun kohor të 24 orëve janë regjistruar 416 raste pozitive me COVID-19.
Sipas emergjencave civile vijon të përmirësohet edhe situata në spitale dhe terapi intensive.
Kujtojmë se nga fillimi i pandemisë e deri në këto momente, 3.8 milion italianë i janë nënshtruar testit të tamponit.