Gjendja në Shqiperi paraqitet e rënduar prej virusit te ri. Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Por historia e një vajze 7- vjeçare në Kamëz është edhe më e trishtë se kaq.
Ajo tregon se nëna e saj nuk ka të ardhura as për t’i blerë ila çet. Më parë nëna e saj i siguronte të ardhurat duke mbledhur materiale të riciklueshme, por në këto ditë të vështira nuk mund të punojë.
Ndaj vajza, 7-vjeçare Estela qan sepse nëna e saj nuk ka as të ardhura për të blerë ilaçet e saj për epile psinë. Nëse Estela nuk merr mjekim e duhur gjendja e saj përkeq ësohet.
Ajo thotë:
Kam frikë, jam së murë dhe nuk kam ila çe. Mami është me zemër dhe kam fri kë se mos vd es se ne jemi akoma të vegjël.
Kurse nëna e saj ka treguar për ‘ora news’ se ajo nuk merr ndihmë ekonomike dhe se mundohet ta mbajë frymën gjallë me ato pak gjëra që u falin të tjerët. Tani ajo po kalon ditë shumë të vështira, pasi nuk ka me se t’i ushqejë katër fëmijët e saj.
Më tej ka thënë:
Problemi është se jam pa ndihmë ekonomike, pa shtëpi, pa punë. Nuk kam mundësi t’ia bëj vajzës ekon e kokës se kushton 55 mijë lekë. Kam filluar diku mbledhur bidonë dhe fëmijët për t’i shitur. Me këto kushte nuk kam mundësi t’i ushqej ata dy, jam me këta dy të vegjëlit, se ata po rinë te mamaja ime.