Shpresojme qe ulja te vazhdoje dhe ne ditet ne vazhdim.
Në mbledhjen e sotme Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës e cila do të shitet 226 lekë për litër, 5 lekë më lirë se ditën e djeshme.
Benzina kushton më lirë 208 lekë për litër, ndërsa gazi 114 lekë/litri. Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve.
Kryeministri Rama gjithashtu ka paralajmëruar se tregtarët që do të abuzojnë me çmimet e produkteve ushqimore do të penalizohen me gjoba që variojnë nga 2 mln lekë për tregtarët e pakicës deri në 10 mln për shumicen.