Ditën e diel u përurua stadiumi i ri i përfaqësueses kuqezi “Air Albania Stadium”.
Kombëtarja jonë u përball me atë Franceze, duke u mundur me rezultatin 0-2.
Në stadium ishte i pranishëm edhe vetë presidenti i UEFA-s prandaj u mundua që të isht një ndeshje me përkujdesje maksimale
Megjithatë FSHF nuk mundi ti shpëtonte dot një gjobe gjatë ndeshjes.
Ajo erdhi si rezultat i një shisheje e cila fluturoi nga kati i dytë i tribunës gjatë pjesës së dytë të lojës, kur sulmuesi i gjelave, Oliver Giroud, gjuajti drejt portës tonë.
Ishte vetë francezi ai që kapi shishen duke ia treguar arbitrit kryesor i cili ia komunikoi delegatit të UEFAs
Për këtë gjest nga një tifoz, FSHF pritet të paguajë 30 mijë euro gjobë, para që mund të ishin shpenzuar për ndonje investim të rëndësishëm në sport.