Sulmohet mbremjen e sotme nga nje grup uliganesh gazetari i njohur

Sulmohet mbremjen e sotme gazetari Gjergj Zefi nga nje grup personash te panjohur.

Sulmi ka ndodhur ne Tirane ne rrugen “Bardhok Biba”. Policia ka shkuar ne vendngjarje per te zbardhur autoret e kesaj ngjarjeje.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *