Mjek i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ka folur reth teorive që qarkullojnë se Covid është një gënjeshtër, dhe se të afërmit po paguhen që vdekjet e disa personave të pranojnë ti klasifikojnë si Covid, edhe pse ato nuk janë të tilla.
Sipas Piperos kjo nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionit që e ka ndjekur, që personi në fjalë ka humbur jetën si pasojë e Covid.
“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh Pipero. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19.
“Një farmaciste nga Durrësi më mori ne tel pardje më tha jam keq. Kam dalë pozitive dhe jam keq dhe më vjen keq që kam qenë njeriu mosbesues që thoja mashtrohet populli. Sapo ju thashë që ka dy realitete. Kur më shohim mua më thonë ‘o Pipero po vërtet ka Covid mo’.
Në spital po hyre i sëmuri nuk të lëshon nga dora se është i vetëm. Realiteti i spitalit është ndryshe. Mua më vjen keq që numrat te ne janë rritur se jemi të shkujdesur”, tha Pipero, ndërsa apeloi edhe njëherë për përdorimin e maskave nga qytetarët. Sipas tij maska është e vetmja mënyrë për të ulur numrin e rasteve.