Dje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ishte një telefonatë e veçantë nga një person i sëmurë me kan cer, dhe me një shpirt të madh.
Nga reparti i Onkologjikut ao telefonoi live në emision,duke treguar se do të dhuronte siguracionin e jetës, i cili shkonte diku deri në rreth 38 mijë euro.
“Jam pacient i Onkologjikut. Zoti nuk e deshi që unë ta vazhdoj jetën, ose ndoshta do jem më mirë atje ku do shkoj. Kam një siguracion jete që e kam firmosur sot. Të më falni për pjesën e të folurit, dhe shkon diku rreth 38 mijë euro. Dua tua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë”, tha telefonuesi moment i cili e përloti Elvis Naçin, Sidrit Bejlerin dhe moderatorin Shpëtim Deskun. Ndiqeni në videon e mëposhtme.