Një lekundje e forte tërmeti me magnitudë 5.8 te shkallës Rihter është shenuar sot në Greqi.
Sipas mediave vendase lëkundjet u regjistruan në jug të ishujve Rodos dhe Karpathos, në Egjeun Juglindor të enjten.
Epiqendra e tërmetit ishte në det, 74 kilometra në juglindje të Karpathos, ndërsa thellësia e tij ishte pak më shumë se 10 kilometra.
Nga lëkundjet nuk u raportuan dëme. I njëjti rajon u godit nga një dridhje me madhësi 5.1 në 3.28 më herët ditën e sotme.