Rastet e reja me Covid-19 nëSqiperi vazhdojne të rriten. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 154 raste të konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit, nga 643 testime të kryera në total.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Ndërkohë 5 pacientë të cilët merrnin trajtim mjekësor në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.
Në këto dy spitale vijojnë të jenë të shtruar 114 pacientë të prekur nga koronavirusi, 19 prej të cilave janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.