Turqia ende nuk po gjen qetësi. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mesditë, duke shtuar panikun te qytetarët.
Tërmeti ka qenë me një thellësi 2 kilometra, 99 kilometra nga Izmiri.
Kjo është një paslëkundje në kuadër të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, që goditi Turqinë tri ditë më parë.