U kapën keq, Monika nuk lë gjë pa thënë për Donaldin: Ai as humor s’di të bëjë, bën humor rruge

    0
    95

    Mbrëmjen e të martës Donaldi nominoi Monikën, duke thënë se është zhgënjyer nga ajo. Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga Monika, e cila që nga ajo ditë e konsideron Donaldin si “ar mik”.

    “I kam lënë Zotin, nuk merrem fare. Ai më ka armike, unë e kam armik”, është shprehur Monika, megjithatë duket se nuk i ka dalë inati me aktorin dhe vazhdon ta komentojë.

    Teksa bisedonte sot me Ilirin dhe Sabianin, Monika e quajti Donaldin njeri pa logjik dhe që sipas saj nuk bën humor.

    “Më ka thënë je e shëmtuar, do ikësh ti nga Big Brother, jo unë tha. Ai është harbut, njeri pa logjik, gjoja ka humor, ai as humor s’ka, ka batuta rrugësh, do inteligjencë të bësh humor e t’i bësh njerëzit të qeshin. E ke parë në ndonjë debat? Jo! Kështu që stop me atë”, tha Monika

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here