Djali 31 vjeçar i kthyer nga Italia, thotë se ka kërkuar vetë të bëjë tamponin nën dëshirën që të qartësohet nëse është prekur ose jo nga koronavirusi.
I riu tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushnja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar per te bere tamponin.
I riu që flet me oranews kishte udhëtuar nga Milano në vendin tonë dhe sapo kishte shfaqur simptomat kishte telefonuar në 127.
“Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izoluar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asnjë përgjigje që jam me koronavirus, infermierët këtu nuk e pranojnë që jam me koronavirus. Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që publikisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavirus ndërkohë këtu nuk vjen askush të ma konfirmojë. Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nëse telefoni është i fikur më vonë do të thotë se ma kanë bllokuar këta. Nuk është normale të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përgjigje”.
Historia e udhëtimit dhe simptomat e para – Më tej, i riu regoi historinë e tij të udhëtimit nga Italia në Shqipëri dhe dyshimet për infektimin me koronavirus. 31-vjeçari u shpreh se ishte kthyer nga Milano të martën e kaluar, ndërkohë që të premten kishte shfaqur shenjat e koronavirusit. Ai tregoi se kishte telefonuar urgjencën dhe askush nuk e kishte marrë për të kryer analizat.
31-vjeçari per Ora News: Ditën e martë jam kthyer nga Milano, nuk kam qëndruar në Milano kam qëndruar në shtet tjetër. Aty në Milano kam zbritur në aeroport dhe kam qëndruar një natë. Kam ikur të hënën në mëngjes dhe jam kthyer të martën në darkë. Kur erdha nuk kam pasur probleme, të premten pata simptoma dhe kam marrë urgjencën në telefon. E telefonova të premten kur ishte rasti i kësaj vajzës nga Lushnja që kishte ardhur nga Italia sepse kisha dyshime se kisha ardhur në një avion me të. Kam marrë urgjencën dhe 112 për të kërkuar të më bëhej tamponi. Nuk ma bënë sepse nuk kisha shenja. Ditën e diel dhe të shtunë mu rrit temperatura me 38-39 gradë. Po ditën e dielë e mora 127 në telefon po nuk më merrnin. Shkoj te spitali “Amerikan” dhe më nisi këtu tek infektivi tha nuk je për ne je për tek infektivi. Që prej atij momenti më kanë shtruar me një pavion me këto që janë të konfirmuar. Dhe as analiza as një gjë, analizat mi kanë marrë pas 14 orësh. Dhe nga dje që kam bërë analizat deri sot nuk ka ardhur asnjë doktor dhe asnjë lloj përgjigje.
Frika dhe paniku
Ai tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushnja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar per te bere tamponin. Djali nuk e fsheh ankthin per familjaret dhe miqtë e vet.
31-vjeçari: Nuk kam asnjë shenjë, thjesht më ka kapur paniku u tremba për veten, por tani jam trembur për familjarët e mi se këto nuk po u bëjmë tamponat. Kushtet, si spital Shqipërie, letra për banjë nuk ka, maska, nuk ka më maska personale. Kushtet nuk janë europiane, por të pranueshme janë. Këtu është më shumë neglizhenca e doktorëve. Asnjë protokoll nuk ndjekin doktorët, as nuk vijnë të informojnë. Jam vetëm në dhomë dhe po më kapi ndonjë gjë duhe të dalë jashtë t’i thërras. Unë nuk kam pasur shenja, më matën temperaturën në Rinas. Nuk kam pasur asnjë shenjë, erdha me zor sepse nuk doja të infektoja të tjerët. Erdha me makinën time personale.
Kontaktet me persona të tjerë – I riu tregon se ka pasur kontakte me të paktën 10 persona të afërt, për të cilët ka frikë se mos janë infektuar.
31-vjeçari: Kam pasur kontakte me disa persona, me familjarët, me kolegët kam pasur me disa persona prandaj jam i shqetësuar. Janë një numër mbi 10 veta që kanë pasur kontakt me mua. Kur vjen këtu për të bërë tamponin, që kur u dhashë historinë nuk ka ardhur njeri të më pyesi. Neglizhencë totale, nëse unë jam pozitiv, këtu nuk vjen njeri ta konfirmoj. Këto nuk e marrin përsipër thonë nuk kemi të dhëna. Unë prandaj erdha këtu për ta parandaluar.
Si u infektua?
I riu u shpreh se dyshon se është infektuar nga një e afërme e tij në Itali, ose në aeroplan. Megjithatë ai u shpreh se beson ende se nuk është i infektuar nga koroanvirusi.
31-vjeçari: Unë fillim dyshoja në aeroport, por tani më thotë një familjara ime në Itali se dyshon se dhe ajo ka koronavirus. Dhe sot ajo do bëj tampon. Nëse nuk e kam marrë tek ajo do të thotë e kam marrë në avion. Unë kam qenë vetëm, dhe në avion jam ulur vetëm. Jam munduar të ruhem, unë vet jam i bindur që nuk kam koronavirus. Edhe nëse mund ta kem jam munduar ti evitoj të gjithë kontaktet të paktën kur kam pasur simptoma të dielën kam evituar takimet.
Nga e hëna në të premten kam pasur kontakte. Unë nuk besoj tia kem shpërndarë njerëzve, vetëm familjarët e mi janë më të rrezikuar. Këto po bëjnë propagandë të pisët. Kam çuar video nuk e kam problem të identifikohem. Vetëm me inicialet sepse nuk dua të bëhen merak njerëzit. Unë shpresoj të më vijnë sa më shpejtë të më japin konfirmimin dhe nëse jam pozitiv të shkojnë dhe të marrin familjarët e mi.”