Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani katër vite më parë tronditi shumë njerëz, ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që mundën ta njohin vetëm nga ekrani.
Vajza që theu tabutë në “Big Brother”, vazja që dashuroi “pa doreza” brenda në shtëpi, vajza e cila me çiltërsinë e saj “vodhi” zemrat e shumë shqiptarëve, katër vite më parë u nda nga jeta duke lënë pas një dhimbje të madhe, një dhimbje e cila ndonëse kanë kaluar muaj dhe vite nuk është zbehur te familjarët dhe miqtë e Adelajdës.
Miqtë e saj si çdo vit tjetër edhe këtë vit e kanë kujtuar shoqen e tyre përmes rreshtave plot dhimbje dhe mall.
Në mesnatë ka qenë balerina e njohur, Isida Mollaymeri, e cila përmes disa fotove mjaft të bukura me Adelajdën i ka treguar se sa shumë i mungon.
Gjithashtu edhe shoku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se vendin e saj askush nuk e ka zënë dhe ajo jeton përgjithmonë në zemrat e tyre.
“Përgjithmonë Adela! Ti e di që vendin tënd s’e zuri dot askush. Mungon pafund shoqe. Të dua fort!”, shkruan Eraldo.