Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se fillimi i gushtit do të shënojë pikun e pandemisë ne vend. Sipas tij, të infektuarit do të jenë me shume së aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës do te pesojne rritje.
Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne, tha Brataj në një intervistë për A2.
Ai shtoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër por do te kete Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara. Keto mund të ndodhin vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi. Por kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se nuk do të përjetojmë situatën që kaloi Italia me koronavirusin dhe kjo për shumë arsye.
Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy va.ksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët, tha ai.
Skënder Brataj shprehet se frenimi i përhapjes se koronavirusit varet nga qytetarët dhe zbatimi i masave mbrojtëse. Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, koronavirusi do të zhdukej. Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e infeksionit në masën 70%.
Në dy javët e para të korrikut janë rritur thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare. Vetëm në 24 orë, në sallën operative mbërrijnë 2500 telefonata.