Ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në gojë në qoftë se vuani nga diabeti!

Personat që nuk vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë herë pas here patate të skuqura apo ëmbëlsira. Edhe pse janë të pashëndetshme dhe mund t’ju shtojnë në peshë, konsumimi i tyre nuk është fundi i botës.

Ndërsa, për personat që vuajnë nga diabeti, ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Është e vështirë të thuhet çfarë është mirë dhe çfarë jo duke qenë se çdo pacient me diabet është disi ndryshe nga tjetri, megjithatë, ata duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.

Si nivelet e larta ashtu edhe të ulëta të sheqerit në gjak – hiperglicemia dhe hipoglicemia – mund të shkaktojnë simptoma të tilla si të vjella, dhimbje në stomak, rrahje të shpejta zemre, dridhje dhe marramendje. Në raste më ekstreme, nivelet e larta ose të ulëta të sheqerit në gjak mund të kenë pasoja të rënda, deri në vdekje.

Nëse vuani nga diabeti dhe po përjetoni këto simptoma, duhet të vizitoheni patjetër tek mjeku specialist.

CILAT USHQIME SHKAKTOJNË MË SHUMË PROBLEME TEK PACIENTËT QË VUAJNË NGA DIABET?

PIJET E GAZUARA

Edhe pse ka pak të dhëna që i lidhin pijet e gazuara dietike me shtimin në peshë dhe probleme të tjera shëndetësore, konsumimi i rregullt i këtyre pijeve është i rrezikshëm për ata persona që vuajnë nga diabeti. Një kanaçe e vetme përmban 39 gramë sheqer. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të marrin jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

LËNGJET E FRUTAVE QË SHITEN NËPËR DYQANE

Lëngjet e frutave janë të shëndetshme deri në momentin që ata nuk kanë sheqer të shtuar. Për personat që vuajnë nga diabeti, apo për të gjithë ne, nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes konsumimit të sheqerit në formën e pijeve të gazuara ose lëngjet e frutave që shiten në dyqane. Të dyja janë të pashëndetshme. Ndërsa lëngjet që i përgatisni nga frutat e freskëta janë të mira për shëndetin, edhe pse nuk duhet ta teproni me to nëse vuani nga diabeti.

PETULLA TË ËMBLA

Shumë persona me diabet e mendojnë sheqerin si ushqimi nr. 1 që rrit sheqerin në gjak, por në fakt janë karbohidratet që e shkaktojnë një gjë të tillë. Petullat e përgatitura me drithëra të përpunuara janë ndër burimet më të mëdha të karbohidrateve që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.

PATATET E SKUQURA

Perimet me niseshte, si patatet dhe misri, janë ndër burimet kryesore të karbohidrateve, prandaj duhet të kufizohen ose shmangen nga personat që vuajnë nga diabeti. Nëse edhe i skuqni patatet, rreziku dyfishohet.

ËMBËLSIRAT QË SHITEN NËPËR DYQANE

Tortat, biskotat, karamelet, të gjitha këto lloje ëmbëlsirash kanë në përmbajtje të lartë sheqer dhe drithëra të rafinuara. Edhe më keq: Nëse i blini ato më dyqane, shumë prej tyre përmbajnë yndyra të pangopura, duke rritur kështu rrezikun në shëndet. Njerëzit me diabet janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, dhe yndyrat e ngopura rrisin nivelet e kolesterolit në total

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *